“Lajm i pavërtetë”, kryebashkiaku i Vau Dejësit Kristian Shkreli përgenjeshtron: Nuk ka kërkesa nga bashkitë…
Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli, ka përgenjshtruar një lajm të Monitor, sipas të cilit “Landfilli i Bushatit do të presë mbetjet e 21 bashkive të vendit”. Përgenjeshtrimi ka ardhur përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale.“Për të disatën herë po qarkullojnë lajme të pavërteta lidhur me menaxhimin e mbetjeve dhe pretendimin se Landfilli i Bushatit do të presë mbetjet e 21 bashkive të vendit. Bashkia Vau-Dejës sqaron se këto pretendime nuk qëndrojnë. Landfilli i Bushatit është i destinuar për mbetjet e Qarkut Shkodër dhe Lezhë. Gjithashtu, Bashkia Vau-Dejës nuk ka asnjë kërkesë dhe nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje për depozitimin e mbetjeve të bashkive të tjera në këtë landfill. Çdo pretendim për zgjerimin e kësaj skeme dhe për përfshirjen e 21 bashkive...
Burimi:
sarandanews.com