Lajm i mirë për Chivu, të hënën nis stërvitjen me grupin edhe blerja më e fundit e verës

Lajm i mirë për Chivu, të hënën nis stërvitjen me grupin edhe blerja më e fundit e verës

Një javë për të pushuar, për t’u rigrupuar dhe për të reflektuar mbi strategjinë më të mirë për periudhën pas ndërprerjes. Kështu e ka planifikuar trajneri i Inter, Christian Chivu, 7-ditëshin e parë të kësaj pauze të zgjatur për shkak të kombëtareve. Është një ndërprerje që mbart rreziqe për dëmtime gjatë angazhimeve me kombëtaret dhe lodhja nga udhëtimet ndërkontinentale. Në çdo rast, puna e vërtetë rifillon të hënën e ardhshme, kur trajneri rumun do të mbledhë lojtarët që nuk janë thirrur nga kombëtaret e tyre. Mes atyre do të jetë edhe një fytyrë e re edhe pse në fakt ai ka mbërritur rreth mesit të gushtit: Djed Spence, “blerja e tetorit” për kampionët e Italisë. Dihet që lojtari anglez i krahut mbërriti në Milano pa...