Laçi provë serioze me Teutën, në Shkodër pritet një Vllazni e karikuar ndaj Partizanit

Laçi provë serioze me Teutën, në Shkodër pritet një Vllazni e karikuar ndaj Partizanit

Java e tretë Abissnet Superiore, me shtrirje në disa ditë por me orare të përcaktuara qartë nga Departamenti i Garave, zhvillon sot dy sfida të tjera. Pas Egnatia- Skënderbeu (2-1) luajtur dje sot në orën 16:00 vjen takimi Laçi- Teuta ndërsa në 18:30 radha e Vllaznia-Partizani. Java kompletohet nesër me Tirana- Vora (16:00) dhe mbyll këtë raund sfida Dinamo- Af Elbasani. Në Laç përballen dy skuadra prej të cilave pritet të vijnë përgjigje të tjera mbi atë ë klubet mbartin këtë sezon. Vendasit pasi barazuan me Elbasanin 1-1 dhe fituan në Rrogozhinë me Partizanin 1-2, duket se sot do të kenë një tjetër ndeshje të fortë. Teuta e re me Edlir Tetovën në timon përpos rezultateve (0-0 me Partizanin dhe 3-1 me Tiranën) po konsiderohen...