“La Bola Negra”, nga suksesi në festivale te ambicia për Oscar

“La Bola Negra”, nga suksesi në festivale te ambicia për Oscar

Filmi spanjoll “La Bola Negra”, që rrëfen historitë e tre burrave homoseksualë në periudha të ndryshme të historisë së Spanjës, po shihet si një nga pretendentët për çmimin Oscar për filmin më të mirë. Me regji nga Javier Calvo dhe Javier Ambrossi, drama ndërthur historinë, dashurinë, kujtesën dhe represionin seksual, duke krijuar një rrëfim që shtrihet përgjatë gati një shekulli. Pas pritjes së ngrohtë nga kritika dhe publiku në festivalet ndërkombëtare, filmi po tërheq vëmendjen si një kandidat që mund të sfidojë favoritët e tjerë të garës. Sipas BBC-së, një nga arsyet kryesore që e bëjnë filmin pretendent serioz është pritja e jashtëzakonshme që ka marrë që nga premiera në Festivalin e Filmit në Kanë. Ai fitoi çmimin për regjinë, të ndarë mes dy regjisorëve...