“Ky Parlament duhet të zhduket sa më parë”- Berisha ‘shpërthen’ me kërcënime nga foltorja e Kuvendit: Pusho dhe mos fol ti atje, lëri qëndrimet histerike!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza në Kuvend, sa i përket qëndrimeve ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se “Parlamenti duhet të zhduket sa më parë, pasi shkelmon çdo interes të shqiptarëve”. “Në një institucion turpi që po i shërben në veprime absolute narko-regjimit, narko-shtetit, të parit dhe të vetëm në Europë, padrinos së Shqipërisë. Për çdo qytetar shqiptar, patriot, pavarësisht nga bindjet e tij, çështja më themelore është se si piramida e sigurisë së tyre u faktua totalisht piramidë e narkoshtetit e krimit, e karteleve të drogës. Ju, në vend se të spostoni çdo gjë nga agjenda dhe të sillni këtu debatin për goditjen fatale përfundimtare të shtetit shqiptar nga narkoshteti, asgjësimin përfundimtar të shtetit...
Burimi:
javanews.al