Kuzhinieri italian u pushua nga puna pasi refuzoi të vendoste ananas në picë

Kuzhinieri italian u pushua nga puna pasi refuzoi të vendoste ananas në picë

  Një kuzhinier italian është pushuar nga puna në një restorant në Brisbane të Australisë, pasi kishte refuzuar të përgatiste pica me ananas, duke e cilësuar këtë si ‘fyerje ndaj kulturës së tij’. Davide Tamburella u largua nga puna në maj, nga restoranti tashmë i mbyllur La Costa, rreth dy javë pas një takimi me drejtuesit, të cilët kishin paraqitur një sërë ankesash për sjelljen e tij. Ndër arsyet e përmendura ishte edhe refuzimi i tij për të përgatitur pica me proshutë dhe ananas për mysafirët në një organizim. Në atë kohë, kuzhinieri kishte deklaruar se udhëzimet e menaxhmentit nuk duhej të zbatoheshin nëse ato ishin fyese për kulturën e tij. Rasti u bë publik pasi Tamburella iu drejtua Komisionit Australian për Punë të Drejta...