Kuvendi të enjten/ 5 ministra në interpelancë, në rend dite edhe pagat e magjistratëve
foto nga kuvendi TIRANË- Kuvendi do të zhvillojë të enjte më 17 shtator një seancë plenare me një rend dite të ngjeshur ku në fokus do të jenë interpelancat me pesë ministra, si dhe shqyrtimi i projektligjit të Partisë Socialiste për pagat e magjistratëve. Katër prej interpelancave janë kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe lidhen me ministrat e Mjedisit, Punëve të Brendshme, Arsimit dhe Shëndetësisë. Ndërkohë, në seancë do të zhvillohet edhe një interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, e kërkuar nga deputeti Blendi Himçi. Përtej përballjes mes deputetëve dhe ministrave, një prej pikave që pritet të tërheqë vëmendjen është ndryshimi i parashikuar për pagat e magjistratëve. Projektligji i propozuar nga mazhoranca kaloi këtë të martë në Komisionin e Ligjeve...
Burimi:
zeri.ai