No Image Available

KUVENDI RIKTHEHET SOT NE SEANCE PLENARE

Pas përplasjeve fizike dhe debateve të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës javën e kaluar, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë këtë të mërkurë seancën e radhës plenare, e cila nis në orën 10:00. Vëmendja pritet të jetë jo vetëm te nismat ligjore që do të shqyrtohen, por edhe te mundësia e përsëritjes së tensioneve në sallën e Parlamentit. Në rendin e ditës janë përfshirë 12 projektligje, një akt normativ dhe tri projektvendime. Gjithashtu, do të zhvillohet një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa. Ndër nismat kryesore që do të shqyrtohen është projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili kërkon shumicë të cilësuar për miratim. Në diskutim do të jetë edhe projektligji për...