Kuvendi nis me dënimin e Hagës për liderët e UÇK-së, Peleshi: E dhimbshme për Kosovën dhe historinë tonë

Kuvendi nis me dënimin e Hagës për liderët e UÇK-së, Peleshi: E dhimbshme për Kosovën dhe historinë tonë

Niko Peleshi TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me një deklaratë të përbashkët lidhur me vdneimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së. Kryeparlamentari Niko Peleshi mbajti fjalën hapëse, ku u shpreh se vendimi ishte i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare. Niko Peleshi: Të nderuar kolegë. Para se të fillojmë me rendin e ditës, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër liderëve të UÇK-së. Ky vendim përbën një vendim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare. Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet Kuvendit, ku do të shprehim mendimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë vendim. Komisioni për Çështjet...