Kuvendi në kaos, por deputetja e PS-së kapet teksa bën blerje online
Teksa në sallën e Parlamentit zhvilloheshin debate të nxehta rreth arrestimit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, një deputete e PS dukej se kishte zgjedhur të qëndronte larg zhurmës së seancës. Ilva Gjuzi u fotografua e përqendruar në celularin e saj, teksa kryente një kërkim të gjatë në faqet e blerjeve online. Në vend që vëmendjen ta kishte te diskutimet dhe replikat që po zhvilloheshin në sallë, deputetja duket se ishte e angazhuar me një tjetër “çështje”: zgjedhjen e këpucëve. Pamjet kanë tërhequr vëmendjen pikërisht për kontrastin mes atmosferës së tensionuar në Parlament dhe qetësisë me të cilën Gjuzi shfletonte alternativat në platformat online. Ndërsa deputetët diskutonin për një çështje të debatueshme, celulari i deputetes duket se ishte kthyer për disa momente në një “vitrinë...
Burimi:
kohajone.com