Kuvendi i Shqipërisë nesër çel sesionin e tretë të legjislaturës së 11-të, në fokus dy reformat e mëdha

Kuvendi i Shqipërisë nesër çel sesionin e tretë të legjislaturës së 11-të, në fokus dy reformat e mëdha

Sesioni i tretë i legjislaturës së 11-të nis të martën. Përballë Kuvendit pritet protestë, ndërsa reforma Zgjedhore dhe ajo Administrativo-Territoriale pritet të dominojnë axhendën politike të muajve në vijim Pas një periudhe pushimi, Kuvendi i Shqipërisë rikthehet të martën, më 8 shtator, në një sesion parlamentar që pritet të shoqërohet me debate të forta politike dhe me një axhendë të ngarkuar reformash. Seanca plenare, e cila shënon nisjen e sesionit të tretë të legjislaturës së 11-të, është parashikuar të nisë në orën 17:00. Përpara se deputetët të ulen në sallën e seancave plenare, në orën 11:00 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Në këtë mbledhje do të diskutohet dhe miratohet projektprogrami i punës së Kuvendit, së bashku me projektkalendarin e punimeve, duke përcaktuar në këtë...