Kuvendi diskuton reformën territoriale, jashtë vijojnë thirrjet kundër qeverisë
Qëndresa e qytetarëve kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 131-të radhazi të protestave. Këtë herë tubimi është zhvendosur përpara Parlamentit, në një ditë kur brenda sallës së Kuvendit është diskutuar reforma territoriale dhe pritet që deputetët të votojnë ndryshimet e propozuara. Pavarësisht kushteve atmosferike, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në zonën përreth Kuvendit, duke kundërshtuar politikat e qeverisë dhe duke bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama. Thirrjet kundër mazhorancës kanë shoqëruar protestën gjatë gjithë tubimit, ndërsa një tjetër kërkesë e përsëritur ka qenë ajo për vënien përpara drejtësisë të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndaj së cilës protestuesit kërkojnë edhe arrestimin. Në fokusin e tubimit është edhe reforma territoriale që po shqyrtohet nga deputetët. Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj...
Burimi:
gijotina.com