Kutia me euro në vilën e Ballukut, reagon Salianji: Shqipëria nuk është bankomat i pushtetit, njerëzit mezi mbyllin muajin! Rama të mbajë përgjegjësi

Kutia me euro në vilën e Ballukut, reagon Salianji: Shqipëria nuk është bankomat i pushtetit, njerëzit mezi mbyllin muajin! Rama të mbajë përgjegjësi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar për kutinë me kartëmonedha euro, të zbuluar në materialet e dosjes së SPAK-ut, gjetu në vilën e Dhërmiut e fshehur në emër të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në një reagim publik, Salianji ka kërkuar sqarime për origjinën dhe pronësinë e parave, duke kërkuar nga SPAK-u të verifikojë nëse ato janë kontrolluar fizikisht dhe kujt i përkasin. Ai ka kërkuar gjithashtu përgjegjësi politike nga kryeministri Edi Rama dhe transparencë nga Partia Demokratike për materialet e dosjes që kanë mbërritur në Këshillin e Mandateve. Reagimi i Salianjit: Miliona Euro para xhepi në kuti, ndërsa qytetarët me vështiresi mbyllin muajin! Shqipëria nuk duhet të jetë bankomat për pushtetin! Një kuti plot me euro. Tufa-tufa me kartëmonedha 50-euroshe. Një vilë luksoze në...