No Image Available

KUTIA ME EURO DHE VILA E BALLUKUT: KU MBARON TENDERI DHE KU FILLON PASURIA?

Një kuti e kuqe me tufa kartëmonedhash 50-euroshe. Një vilë luksoze në Dhërmi. Një ish-zëvendëskryeministre nën akuzë dhe një kompani private që, sipas Prokurorisë së Posaçme, kishte përfituar favorizime në një tender publik. Fotografia e publikuar këtë të diel, si pjesë e dokumentacionit të dosjes Balluku, sjell një element të ri në një histori që prej muajsh rëndon mbi politikën shqiptare. Por skandali i mundshëm nuk qëndron vetëm te paratë që shfaqen në imazh. Ai qëndron te mënyra sesi një pronë private dyshohet se është lidhur me vendimmarrjen publike dhe te pyetjet që drejtësia duhet të marrë përsipër t’u japë përgjigje. Sipas raportimit mbi dokumentet hetimore të SPAK, fotografia është dërguar më 17 korrik 2021 nga Lavdrim Smone, bashkëshorti i punonjëses së pastrimit në banesën...