Kushti që duhet të plotësojë me patjetër Barcelona, nëse do që të bëjë perforcime në janar
23 Shtator 2026 20:50 Telesport Edhe pse e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri, duke fituar 8 ndeshje rresht, 7 në La Liga dhe një në Champions League, kjo nuk e përjashton mundësinë që Barcelona të ketë nevojë për përforcime gjatë merkatos së janarit. Edhe pse katalanasit duken në super formë këtë fillim sezoni, problemet financiare nuk janë zhdukur dhe janë ende aty për të vënë në rrezik skuadrën. AS raporton se edhe fatura e pagave përbën shqetësim, pasi shfaq një prirje të qartë në rritje. Ajo mbetet ende brenda parametrave të rekomanduar nga UEFA, por në horizont janë disa rinovime kontratash që mund ta rrisin më tej këtë shifër. Sipas medies në fjalë, nëse Barcelona vendos të bëjë një transferim gjatë merkatos...
Burimi:
telesport.al