Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD, Shabani: Vendimi i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën zgjedhjes
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike lidhur me procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Endrit Shabani. Vetë Shabani thotë se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se ky vendim ka dhënë përgjigje për çështjet e ngritura mbi procedurën e zgjedhjes së tij. Reagimi i plotë Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën. Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës....
Burimi:
kohajone.com