Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Bardhi: Gjykatë që deformon faktet
Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Bardhi: Gjykatë që deformon faktet Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar kërkesën e PD-së lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Bardhi deklaron se vendimi i Gjykatës, pavarësisht përmbajtjes së tij, do të respektohej si i detyrueshëm për zbatim. Megjithatë, ai kundërshton atë që e cilëson si “mashtrim publik” në arsyetimin e bërë publik nga Gjykata. Sipas Bardhit, Gjykata Kushtetuese ka shtrembëruar faktet dhe provat në njoftimin e saj, duke iu referuar momentit kur, sipas saj, ishte kryer verifikimi i kandidaturave nga Komisioni i Ligjeve dhe ishte bërë kalimi i tyre për votim në seancë plenare. “Një gjykatë që deformon...
Burimi:
sot.com.al