‘Kush i propozon ministrat’, Veliaj: Rama ndërhyri te shkarkimet, më kërkoi mandatin

‘Kush i propozon ministrat’, Veliaj: Rama ndërhyri te shkarkimet, më kërkoi mandatin

Erion Veliaj TIRANË-Në letrën drejtuar Asamblesë së PS, kryebashkiaku Erion Veliaj ka ngritur pikëpyetje mbi kriteret e përzgjedhjes së ministrave, përfaqësimin e tyre në PS dhe nivelin e debatit që zhvillohet në organet drejtuese për përbërjen dhe drejtimin e qeverisë. Veliaj akuzon kryeministri Edi Rama për ndërhyrje politike në Bashkinë e Tiranës dhe përpjekje për t’i ndërprerë mandatin e marrë me votë nga qytetarët. Sipas tij, Rama ka ndërhyrë në administratën e bashkisë gjatë kohës që ai ndodhej në paraburgim, me synimin për të dobësuar ndikimin e tij politik. Kryebashkiaku pretendon se ndërhyrej e Ramës kanë qenë një përpjekje për ndërprerjen e mandatit të tij për qëllime politike, duke iu referuar më tej vendimit nr. 66, datë 3 nëntor 2025, të Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi...