Kush fitoi në Londër? Ja e vërteta e arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës

Kush fitoi në Londër? Ja e vërteta e arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës

Nga Klodian Tomorri Dy ditë më parë ‘Kapitali’ publikoi lajmin se Gjykata e Arbitrazhit në Londër bllokoi qeverinë shqiptare për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës. Një ditë më parë, qeveria reagoi përmes një deklarate zyrtare të ministrisë së Infrastrukturës ku pretendonte se fituesja e arbitrazhit paraprak ishte ajo dhe jo koncesionari. Por si qëndron e vërteta? Në 5 gusht, Ministria e Infrastrukturës njoftoi zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorës. Sipas klauzolave të parashikuara në kontratë, 30 ditë pune pas njoftimit të zgjidhjes, hynte në fuqi ndërprerja e kontratës. Në rastin konkret, kjo i takonte datës 17 shtator. Por çfarë do të ndodhte në këtë datë? Hynte në fuqi automatikisht neni 15.8 i kontratës së koncesionit. Ky nen sanksion sa më poshtë: 1-Kontrata...