Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi
Dejan Shoshkiq është ekonomist dhe ka shërbyer si guvernator i Bankës Kombëtare të Serbisë nga viti 2010 deri më 2012. Ai është ndër të paktët anëtarë të listës me përvojë në poste të larta shtetërore. Që nga dorëheqja nga Banka Kombëtare, ai e ka denoncuar shpesh korrupsionin në vend, për të cilin ka thënë se është “shumë më i përhapur [në Serbi] sesa në vendet fqinje”. Shoshkiq, 59 vjeç, është zotuar se një qeveri e Listës Studentore do t’i largojë “kuadrot e këqija” nga postet shtetërore dhe do të nisë hetime për pronat në zotërim të zyrtarëve publikë. Ai është zotuar, gjithashtu, se lista do t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërsa vendimi përfundimtar për anëtarësim do të merrej...
Burimi:
kohajone.com