Kush e financon gazetën malazeze që shpiku komplotin me Shqipërinë? Nga incidenti diplomatik te paratë e Vuçiçit

Kush e financon gazetën malazeze që shpiku komplotin me Shqipërinë? Nga incidenti diplomatik te paratë e Vuçiçit

Emri i Shqipërisë u lidh me një operacion të dyshuar për destabilizimin e Malit të Zi në bashkëpunim me Serbinë. Media malazeze “Vijesti” pretendoi se Shqipëria ishte një prej dy vendeve që kryeministri Milojko Spajiç dyshonte se po përgatiteshin të destabilizonin Podgoricën. Gazment Bardhi kërkoi shpjegime nga qeveria, Pandeli Majko i kërkoi Podgoricës të paraqiste provat, ndërsa ministri i Jashtëm Ferit Hoxha hodhi poshtë me forcë çdo përfshirje të Shqipërisë.Ndërkohë, gazetari i televizionit publik malazez, Mitar Rakçeviç, zbulon në një artikull se edhe kryeministri Edi Rama ka kontaktuar qeverinë në Podgoricë për të mësuar se nga kishte dalë akuza dhe ka marrë përgjigjen se është e pavërtetë. Sipas gazetarit, “Vijesti” jo vetëm e përfshiu Shqipërinë pa konfirmim zyrtar, por mbi burime anonime ndërtoi historinë e një komploti të gjerë...