“Kush do të qajë hallin e tij, vjen”! Rama: Takim me popullin çdo të premte në orën 17:00, pa kamera
Edi Rama TIRANË-Nga 4 shtatori në orën 17:00, qeveria dhe grupi i PS do të nisin me takimet e Pranisë Besnike. Vetë kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e takimeve me qytetarët, të cilat do të zhvillohen çdo të premte. Rama u shpreh se 'Prania Besnike' është dëgjim me radhë, ballë për ballë, pa kamera. Kreu i qeverisë theksoi se çdo deputet dhe drejtues politik do të duhet të dëgjojë qytetarët e të mbajë shënim problemet e tyre, si dhe t’i ndjekin në rrugë institucionale. Edi Rama: Prania Besnike vendos rregull të thjeshtë, qytetari duhet ta dijë ku dhe kur mund ta gjejë përfaqësuesin e vet, me një kalendar të publikuar më parë. Dhe e premtja e kësaj jave në orën 17:00 është fillimi i një procesi të...
Burimi:
zeri.ai