‘Kush do të ‘hahet’ i radhës?’ Veliaj mesazh socialistëve para Asamblesë: Kërkoj mocion mosbesimi ndaj Ramës

‘Kush do të ‘hahet’ i radhës?’ Veliaj mesazh socialistëve para Asamblesë: Kërkoj mocion mosbesimi ndaj Ramës

Erion Veliaj TIRANË-Teksa sot Partia Socialiste zhvillon Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalëzit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u është drejtuar me një letër të gjatë anëtarëve të këtij forumi, nga burgu i Fierit. LETRA E PLOTË PARTIA SOCIALISTE ËSHTË MË E MADHE SE KRYETARI I SAJ Të dashura shoqe dhe shokë, Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare, Sot ju drejtohem në rrethana që nuk do t’i kisha imagjinuar kurrë në rrugëtimin tim politik. Prej 21 muajsh ndodhem i privuar nga liria. Jam fizikisht larg familjes, larg zyrës sime, larg rrugëve të Tiranës, larg qytetarëve që më kanë besuar drejtimin e kryeqytetit dhe larg socialistëve me të cilët kam ndarë për vite të tëra punën, përpjekjet, fitoret dhe vështirësitë. Por nuk jam larg...