Kurtulan nuk grumbullohet nga Turqia, FSHF mund të lëvizë
Trajneri i Turqisë, Vinçenco Montela, ka publikuar listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por Arda Okan Kurtulan mungon sërish. Futbollisti i Göztepe-s, i cili ka luajtur me Shqipërinë U21, po spikat në Superligën turke dhe mund të aktivizohet në disa pozicione. Mungesa e tij ka sjellë kritika në Turqi, ndërsa tashmë vëmendja kthehet te Shqipëria. Federata Shqiptare e Futbollit mund të tentojë ta bindë Kurtulanin të vazhdojë rrugëtimin me kuqezinjtë, në një moment kur Kombëtarja ka nevojë për alternativa të reja.
Burimi:
gijotina.com