Kurti vlerëson 25-vjetorin e Festivalit ReMusica
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur drejtuesit e Festivalit ReMusica, Donika Rudi dhe Viktor Berishaj, në ditën përmbyllëse të edicionit të 25-të të këtij festivali. Gjatë takimit është diskutuar për rrugëtimin 25-vjeçar të ReMusica-s, kontributin e tij në zhvillimin e jetës muzikore në Kosovë dhe planet për të ardhmen. Sipas Kurtit, përgjatë 25 vjetëve, festivali ka prezantuar rreth 500 vepra të kompozitorëve shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora, duke krijuar lidhje mes krijimtarisë vendore dhe skenës ndërkombëtare. Në takim është folur edhe për programet ReMusica Junior dhe ReNew, të cilat mbështesin zhvillimin e muzikantëve të rinj, si dhe për sfidat e organizimit të festivalit gjatë gjithë vitit. Kurti ka uruar drejtuesit dhe ekipin e ReMusica-s për 25 vjet...
Burimi:
kultplus.com