Kurti viziton shkollën në New York ku mësohet shqipja: Një arritje e rëndësishme për komunitetin shqiptaro-amerikan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në Bronx të New York-ut, ku për të dytin vit akademik po zbatohet programi dygjuhësh anglisht-shqip. Programi, i cili nisi për herë të parë në shtator të vitit të kaluar, u mundëson nxënësve të mësojnë në të dyja gjuhët, duke përfshirë edhe shqipen në procesin e rregullt mësimor. Kurti e ka cilësuar këtë nismë si një arritje të rëndësishme të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe ka theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe te brezat e rinj në mërgatë. “Një arritje e rëndësishme e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe një shembull suksesi që duhet ndjekur e zgjeruar gjithandej, ashtu që gjuha shqipe, si themel i identitetit tonë, të ruhet e kultivohet brez...
Burimi:
kultplus.com