No Image Available

Kurti për protestën në Tiranë: VV nuk qëndron anonime, del në ballë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e LVV’së ka folur edhe për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Kurti ka thënë se këto zhvillime Kosova i përcjell me shqetësim e përgjegjësi. “Shqipëria që nga maji ka qenë e përfshirë në protesta. Tash në tetor pati përplasje mes protestuesve e forcave të rendit. Shqipërinë e duam gjithmonë. Zhvillimet atje i përcjellim me shqetësim, kujdes e përgjegjësi, e gjithsesi me dashuri”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se progresi demokratik në Shqipëri është përgjegjësi historike dhe duhet dëshmuar që shqiptarët dinë të ndërtojnë drejtësi e demokraci që i qëndron trysnisë së kapitalizmit dhe nuk i përkulet oligarkisë. “Përparimi demokratik atje është përgjegjësi historike kombëtare. Është e rëndësisë jetike që ne shqiptarët të dimë të ndërtojmë drejtësi...