Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur vazhdimisht, përgjigjen e jep Ministria e Punëve të Brendshme

Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur vazhdimisht, përgjigjen e jep Ministria e Punëve të Brendshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje konkrete për raportimet se zyrtarëve të Policisë së Kosovës u mungojnë uniformat dhe pajisjet. Mungesa e uniformave në Polici u ngrit të premten. Kjo ndodhi në ditën kur institucionit pritet t’i bashkohen mbi 300 kadetë të gjeneratës së 63-të. Pikërisht për këtë ai u pyet nga gazetarët pas vizitës në Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Kjo ndodhi përpara se të nisej drejt ceremonisë së diplomimit që mbahet sot pasdite. I pyetur për furnizimin e policëve, Kurti u shpreh se përgjegjëse për të dhënë informacione rreth uniformave, pajisjeve dhe ecurisë së këtyre proceseve është Ministria e Punëve të Brendshme. Duke i drejtuar kështu aty kërkesat për sqarime, ai nuk dha detaje të...