Kurti në Nju Jork: Qeveria do të angazhohet për korrigjimin e aktgjykimit të Speciales
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të angazhohet për korrigjimin e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e diasporës shqiptare në Nju Jork, Kurti tha se nevojitet një strategji shtetërore për reagimin ndaj vendimit të shkallës së parë. Sipas tij, kjo duhet të përfshijë mbështetjen për ekipet mbrojtëse në proceset e apelit, si dhe angazhimin diplomatik. Në një reagim të publikuar në Facebook, Kurti e cilësoi aktgjykimin si, sipas tij, “të padrejtë juridikisht dhe moralisht” dhe “të pasaktë historikisht dhe faktikisht”. Kurti: Do të bashkëpunojmë me aleatët Kryeministri i Kosovës tha se institucionet do të punojnë për dakordësimin e një strategjie shtetërore, me synim një...
Burimi:
gijotina.com