Kurti: Kosova qëndron dhe gjithmonë do të qëndrojë me Amerikën

Kurti: Kosova qëndron dhe gjithmonë do të qëndrojë me Amerikën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, duke theksuar lidhjen dhe solidaritetin e Kosovës me popullin amerikan. Kurti ka treguar se një nga përvojat më mbresëlënëse gjatë vizitave të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte vizita, së bashku me bashkëshorten e tij Rita, në memorialin dhe muzeun e 11 shtatorit në Ground Zero, në New York, vitin e kaluar. Ai ka thënë se gjatë kësaj vizite pati mundësi të bëjë homazhe, të kujtojë viktimat dhe të reflektojë mbi sulmet e 11 shtatorit. Duke folur për 25-vjetorin e sulmeve, Kurti ka theksuar se katër avionë u shndërruan në armë të shkatërrimit masiv, duke shkaktuar pasoja të tmerrshme. Sipas tij, 2,977 persona u vranë drejtpërdrejt atë ditë, ndërsa numri i viktimave është rritur edhe më tej për shkak të sëmundjeve dhe komplikimeve të lidhura me sulmet. “Para 25 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pësuan sulmin më vdekjeprurës në historinë e vet. Dhe bota pësoi ndër goditjet më të rënda ndaj vlerave demokratike”, ka thënë Kurti. Ai...