Kurti: “Dua” i Blerta Bashollit dëshmon fuqinë e kinematografisë kosovare
9 September, 2026 - 21:50 Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar suksesin e kinematografisë kosovare në skenën ndërkombëtare, duke bërë të ditur se filmi “Dua” i regjisores Blerta Basholli ka hapur edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest” në Prishtinë. Filmi “Dua” pati premierën botërore në festivalin e Kanës, ku u nderua me Çmimin SACD. Ngjarja e filmit zhvillohet në Prishtinë gjatë periudhës 1998–1999 dhe rrëfen historinë e një familjeje shqiptare nga lagjja Ulpiana. Në qendër të filmit është 13-vjeçarja Dua, e cila përballet me realitetin e luftës, ndërsa përpiqet të vazhdojë jetën, shkollën dhe miqësitë e saj. Filmi sjell në ekran përditshmërinë e fëmijëve dhe familjeve kosovare gjatë një prej periudhave më të vështira të vendit. Kurti ka përmendur edhe filmin “Shame and Money” të Visar Morinës, i cili gjithashtu do të shfaqet në PriFest. Të dy filmat, të subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, janë kandidatë për çmimin “Oscar”. PriFest po zhvillohet nga 8 deri më 13 shtator, duke e kthyer Prishtinën për gjashtë ditë në një...
Burimi:
kultplus.com