Kurti: Databaza e viktimave të luftës përditësohet çdo ditë, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Kurti: Databaza e viktimave të luftës përditësohet çdo ditë, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se përditësimi i radhës i databazës për viktimat e luftës në Kosovë pritet të publikohet në fund të janarit të vitit 2027. Lajmin Kurti e dha gjatë një vizite në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Atje u takua me drejtorin ekzekutiv të institutit, Atdhe Hetemi, dhe pranoi raportin vjetor të punës së tij, shkruan Koha Jonë. Sipas kryeministrit, databaza përditësohet çdo ditë me informacione dhe dëshmi të reja. Rezultatet e reja do të bëhen publike pas gjashtë muajsh, në fund të janarit 2027. Ai kujtoi se në fund të korrikut është publikuar lista preliminare me 13 mijë e 195 persona të vrarë gjatë periudhës 1998–2000, të cilët janë verifikuar deri më tani....