Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Ditën e djeshme, peshku “Gjyle pikalosh” (Lagocephalus sceleratus), i njohur për toksicitetin e tij ekstrem, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve vlonjatë, duke ndezur alarmin tek ekspertët. Ky fenomen ka bërë bashkë përvojën e peshkatarëve në terren dhe analizën e thellë shkencore, ku përmes emisionit “Në Radio” të Andri Xhahut në Radio Tirana u zbardhën rreziqet e tmerrshme që mbart kjo specie. Sherif Durmishaj, i njohur nga të gjithë si Kapidan Baçi, i cili administron Qendrën e Peshkimit në Radhimë, e nisi rrëfimin e tij duke vlerësuar kompleksitetin e mjedisit ku punon. “Deti është një pafundësi dijesh. Ndaj ne mbajmë gjithmonë kontakt me biologë për informacione të detajuara. Siç ka plot të mira deti, ashtu ka dhe pjesën ekstreme. Siç është rasti konkret”, u shpreh...