Kur policia godet gazetarët, kush e mbron të vërtetën? Alarm për lirinë e medias në Shqipëri
Gjashtë incidente të reja ndaj gazetarëve brenda një dite, pretendime për dhunë policore, pengim të raportimit dhe një reporter të plagosur nga plumbi i gomës. Këshilli Shqiptar i Medias kërkon hetim të pavarur dhe ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare. Protestat e ditëve të fundit në Tiranë kanë nxjerrë në sipërfaqe një tjetër problem serioz, që rrezikon të mbetet nën hijen e përplasjeve mes policisë dhe protestuesve: sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e raportimit. Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, vetëm më 18 tetor janë identifikuar gjashtë incidente të reja ndaj punonjësve të medias. Pesë prej tyre lidhen me veprimet e raportuara të Policisë së Shtetit, ndërsa një tjetër me një send të hedhur nga protestuesit. Por pas këtyre shifrave qëndrojnë emra, fytyra dhe profesionistë që kishin...
Burimi:
ntv.al