Kur krimi troket në zyrën e sekreteve të shtetit

Kur krimi troket në zyrën e sekreteve të shtetit

Arrestimi nga SPAK i drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, nën dyshimet për lidhje me grupet kriminale, nuk mund të trajtohet si një episod i zakonshëm kronike. Nëse akuzat provohen, kemi përballë një nga skandalet më të rënda shtetërore të tri dekadave të fundit. Në këtë fazë duhet respektuar prezumimi i pafajësisë. Arrestimi nuk është dënim dhe fajësinë e përcakton vetëm gjykata. Por pozicioni që mbante Hyseni e bën çështjen jashtëzakonisht alarmante dhe kërkon transparencë të menjëhershme institucionale. Shërbimi Informativ i Shtetit është institucioni ku përqendrohen disa nga sekretet më të ndjeshme të Republikës: informacionet për sigurinë kombëtare, grupet kriminale, terrorizmin, ndërhyrjet e huaja, operacionet e klasifikuara dhe bashkëpunimin me shërbimet partnere. Kur dyshimet e SPAK-ut arrijnë deri te kreu i këtij institucioni,...