Kur Gjergj Fishta shkruante për Korçën: Këtu gjen edhe sot asish që interesohen për të mirë të përgjithtë…

Kur Gjergj Fishta shkruante për Korçën: Këtu gjen edhe sot asish që interesohen për të mirë të përgjithtë…

Gjergj Fishta Gjergj Fishta për Korçën “Ndër të gjitha qytetet e Shqipnisë, mbas mendimit tim, Korça asht ajo ku frymzimi i qytetnisë oksidentale paraqitet ma haptas e jo krejt si një bimë ekzotike. Në Korçë ke fort pak rrugica (impas), e rrugët, edhe në mos qofshin gjithkund të drejta e të shtrueme, janë të krahazueme me ndërtesa, shenji që mbrendë nuk zotnon aq fort mosbesimi ndërmjet bashkëqytetasve, pra shenji që aty ka qytetní; pse qytetnia, së pari, bazohet në sociabilitet të qyteteve. Mbasandej, në Korçë gjen edhe sot asish që interesohen për të mirë të përgjithtë, kush tue ngrehë me mjete të veta a nji shkollë, a nji kishë, a ndonji sëmutore (spital), a një ndonjë bibliotekë qytetëse etj. Ka edhe shumë asish që kanë...