Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë thonë ekspertët

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë thonë ekspertët

Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet edhe pyetja për vitaminën D: a duhet ta marrim si suplement dhe, nëse po, kur është momenti i duhur për të filluar? Vitamina D ka një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave dhe muskujve, përthithjen e kalciumit dhe funksionimin normal të sistemit imunitar. Pjesën më të madhe të saj organizmi mund ta prodhojë në lëkurë nën ndikimin e rrezeve UVB, por gjatë muajve me më pak diell kjo bëhet më e vështirë, sidomos në vende me dimër të gjatë ose nëse kalojmë pak kohë jashtë. Prandaj vjeshta është pikërisht periudha kur shumë njerëz fillojnë të mendojnë për suplementimin. Kur është momenti më i mirë për të filluar? Sipas nutricionistes klinike...