Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen 4 gjysmëfinalistet, Elbasani bën surprizën e madhe, Dinamo vazhdon të “dominojë” Kryeqytetin

Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen 4 gjysmëfinalistet, Elbasani bën surprizën e madhe, Dinamo vazhdon të “dominojë” Kryeqytetin

Katër gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë janë identifikuar. Shorti për çiftet hidhet më 10 mars. E mërkura e 4 marsit solli përfundimin e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, duke sjellë emocione, surpriza dhe drama të plota deri në minutën e fundit. Katër skuadrat gjysmëfinaliste tani janë: Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City. Surpriza e ditës: Elbasani eliminon Partizanin Surpriza më e madhe e mbrëmjes erdhi nga “Arena e Demave”, ku Elbasani realizoi një përmbysje të pabesueshme ndaj Partizanit. Të kuqtë kishin fituar 1-0 në ndeshjen e parë, por sot humbën me rezultatin 1-2. Lajthia shënoi dy herë për Elbasanin, ndërsa Contreras ngushtoi shifrat te Partizani. Teksa 90 minutat nuk mjaftuan, ndeshja shkoi në kohën shtesë, ku në minutën e 119 Ze Gomes realizoi nga...