Kupa e Shqipërisë, kualifikohen Laçi dhe Skënderbeu!

Kupa e Shqipërisë, kualifikohen Laçi dhe Skënderbeu!

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshje të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Laçi kualifikohet për në turin tjetër të turneut pasi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Shirokën. Tola zhbllokoi ndeshjen për kurbinasit në pjesën e parë, ndërsa Nerguti dhe Bibo shënuan për vendasi në pjesën e dytë. laçi fiton 3-0 dhe kualifikohet në turin tjetër të Kupës. Kualifikohet mes drithërimave, pas 120 minutash lojë edhe Skënderbeu, që mund në kohën shtesë 2-1 Apoloninë. Koha e rregullt e sfidës në Korçë mbyllet në barazim pa gola. Fierakët shënojnë të parët në shtesë, por korçarët përmbysin gjithçka dhe fitojnë gjithë takimin 2-1. Nesër do të luhen edhe përballjet e tjera të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.