Kupa e Shqipërisë/ Dinamo dhe Egnatia janë dy gjysmëfinalistet e tjera
Dinamo dhe Egnatia plotësojnë kuadrin e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë duke iu bashkuar Vllaznisë dhe Elbasanit. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja eliminoi në çerekfinale Tiranën pasi e mundi edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Air Albania Stadium me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë, 2-0. Dinamo e zhbllokoi rezultatin në minutën e 30 me Nezirin, një gol që ia vulosi praktikisht kualifikimin në gjysmëfinale. Në fillimin e pjesës së dytë, Dinamo i dha goditjen përfundimtare Tiranës duke shënuar edhe golin e dytë me Guindo për të fiksuar fitoren 2-0 të ndeshjes për të shkruar emrin mes 4 më të mirave të kompeticionit Nuk pati fitues në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Teutës pasi kjo ndeshje u mbyll me barazimin 0-0....
Burimi:
top-channel.tv