Zucchero koncert në Tiranë, në kuadër të turneut “Overdose D’Amore Gold- World Tour 2026”

Zucchero koncert në Tiranë, në kuadër të turneut “Overdose D’Amore Gold- World Tour 2026”

Një natë muzikore, që bashkoi publikun shqiptar me tingujt e një prej zërave më të njohur të skenës italiane. Zucchero solli në Tiranë energjinë, emocionin dhe hitet që kanë shoqëruar disa breza dëgjuesish në mbarë botën. Me zërin e tij artisti bëri që publiku ta shoqëronte pothuajse çdo këngë me duartrokitje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku u zhvillua edhe koncerti. Blendi Goxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet se ishte një atmosferë e mrekullueshme nga artisti i mirënjohur Zucchero dhe banda e tij e shkëlqyer, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. “Ekonomia e eventeve ndërkombëtare po e kthen Shqipërinë në një destinacion gjithnjë e më të gjallë kulturor e turistik”, shprehet ministri Gonxhja në një reagim të tij në rrjete sociale. Koncerti...