“Zogu themeloi shtetin modern”/ Ribotohet studimi pas 3 dekadash, historiani Fischer: Koha për një vlerësim objektiv të Mbretit

“Zogu themeloi shtetin modern”/ Ribotohet studimi pas 3 dekadash, historiani Fischer: Koha për një vlerësim objektiv të Mbretit

Mbreti Zog luajti rol kyç në themelimin e shtetit modern, sipas historianit  Bernd Fischer. “Ai u përball me sfida të panumërta, kishte shumë të meta dhe bëri shumë gabime. Megjithatë, përmes institucioneve që krijoi, hodhi hapat e parë të rëndësishëm në krijimin e shtetit modern”, u shpreh historiani Bernd Fischer. Në prag të 100-vjetorit të themelimit të monarkisë në Shqipëri, profesori i Historisë në Indiana University dhe një nga studiuesit më të njohur ndërkombëtarë të historisë sonë moderne, sjell për publikun veprën “Mbreti Zog dhe themelet e Shqipërisë moderne”. Studimi ribotohet pas më shumë se tre dekadash me gjetje të reja, falë dokumenteve që Fischer i ka shqyrtuar në arkivat më të mëdha në Europë, me qëllimin për të trajtuar objektivisht figurën e Mbretit Zog....