Zija Çela: Unë do të vuaj, sepse e kam të vështirë ta pranoj ndarjen

Zija Çela: Unë do të vuaj, sepse e kam të vështirë ta pranoj ndarjen

Nga: Zija Çela Ai u fejua, kur tashmë unë isha ndarë me tim shoq dhe jetoja me djalin tek Anastasia, vazhdoi Neta. Në fillim, pas fejesës, shiheshim më të rrallë. Natyrisht, Flori kishte të drejtë, ishin mjaft punë për t’u kryer: njohja e krushqve, ndërrimi i nishaneve, ceremonitë e rastit, gjithë ato detyrime te reja. Ai besonte se, pasi të mbaronin këto, gjithçka do të mbetej siç kishte qenë. Kaluan muaj dhe, ndonëse me Florin shiheshim përsëri, një ditë i hapëm kartat. Ekzistonte një pikë e dobët, që fare mirë mund të përdorej kundër meje. Duke më paditur për xhelozi e egoizëm. Mirëpo unë nuk e fajësova pse zgjodhi tjetërkënd, kur tashmë isha e divorcuar nga burri dhe krejt e lirë për t’u martuar me...