Zgjim Sherifi: Jeta është e pasigurt, kurse fundi është afër

Zgjim Sherifi: Jeta është e pasigurt, kurse fundi është afër

Fundi është afër,afër buzëve, sy më syDy maska takohen, të ngrira, të pasigurta se kush ndodhet pas tyre.Larg diku, dikush dhezë cigaren.Maskat flasin, bëjnë karneval;Buzët lagen nga birra, kafeja, çaji etj, etj.Sytë digjen nga ekrani i telefonitGojët ulërasin; Jeta është absurditet! Oh sa bukur!Fluturojmë nga gëzimi, u çliruam nga fajet.Muzika tingëllon misterioze nën zërin e Mbretit Hardhuc!Ai dëfton; Jeta është e pasigurt, kurse fundi është afër.Ky është fundi miku im; më thotë maska.Fundi i buzës së qeshur dhe lehtësisë së padurueshme të jetës!Dhe Hardhuca vazhdon; fundi i netëve kur ne përpiqeshim që të vdisnim.Ne s’dimë asgjë dhe ky është bekim.Ngadalë, maskat u shkrinë, gojët mbeten të hapura.Dritë, O drit’! ObserverKult