Zbulohet në Adriatik një rrugë 7,000-vjeçare që lidhte një ishull artificial neolitik

Zbulohet në Adriatik një rrugë 7,000-vjeçare që lidhte një ishull artificial neolitik

Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pranë ishullit Korçula në Kroaci, duke sjellë dëshmi të reja mbi nivelin e zhvillimit dhe organizimit të komuniteteve neolitike në rajon. Zbulimi u bë në sitin arkeologjik nënujor të Solinës, një prej vendbanimeve prehistorike më të rëndësishme të Mesdheut. Sipas arkeologëve, rruga shërbente si lidhje mes vendbanimit dhe pjesës kryesore të ishullit. E gjerë rreth katër metra, rruga është ndërtuar me pllaka guri të vendosura me kujdes dhe sot ndodhet 4 deri në 5 metra nën sipërfaqen e detit. Për mijëra vjet ajo ka qenë e mbuluar nga balta dhe sedimentet detare, çka ka bërë të mundur ruajtjen e saj në gjendje të shkëlqyer. Zbulimi është rezultat...