Zbulohet mjeti më i vjetër prej kocke elefanti në Europë
Arkeologët kanë zbuluar mjetin më të vjetër të njohur i përbërë prej kocke elefanti në Europë, i cili daton rreth 480 mijë vite më parë dhe është përdorur nga paraardhësit e njeriut për të mprehur sëpata guri. Artefakti, me formë trekëndore dhe përmasa rreth 11 me 6 centimetra, është gjetur në sitin arkeologjik të Boxgrove, në jug të Anglisë. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Science Advances, mjeti është punuar qëllimisht nga një fragment kocke elefanti dhe është përdorur për rregullimin dhe rimprehjen e veglave prej guri. Studiuesit theksojnë se gjetja tregon një nivel të lartë zgjuarsie, aftësie teknologjike dhe përshtatjeje të njerëzve arkaikë, të cilët po vendoseshin në klimën më të ftohtë të Europës Veriore. Edhe pse nuk dihet saktësisht se cila...
Burimi:
syri.net