Zbulohet dosja e Sigurimit për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova
Aktori i madh Sandër Prosi u vetëvra për shkak të artistes Nexhmije Pagarusha. Deklaratën e ka bërë mbrëmë në studio gazetari Milaim Zeka. Ai tha se ka parë dosjen e Ish-Sigurimit të Shtetit për Sandër Prosin, ku thuhet se ka kryer aktin e vetëflijimit në Prizren pasi është takuar me këngëtaren. “Nexhmije Pagarusha ka qenë një nga gratë më të bukura që e ka dashur me shpirt Sandër Prosin. Ata janë takuar dhe vetëm pse janë takuar dhe kanë ndenjtur me njeri-tjetrin, sipas burimeve të mia, jo thashethemeve, por të dosjes, Sandër Prosi ka bërë vetëvrasje për shkakun e të madhes Nexhmije Pagarusha. Sandër Prosi ka bërë vetëvrasje në hotel Vollga. Ka ekzistuar një lidhje miqësie shumë e madhe mes Nexhmiije Pagarushës dhe Sandër Prosit,...
Burimi:
ntv.al