Zbulohet afresku i humbur i Pompeit, arkeologët rikthejnë skenën e dashurisë mes Dionisit dhe Ariadnës

Zbulohet afresku i humbur i Pompeit, arkeologët rikthejnë skenën e dashurisë mes Dionisit dhe Ariadnës

Arkeologët janë një hap më pranë rikthimit të një prej afreskëve më të jashtëzakonshëm të Pompeit, i cili kishte mbetur i varrosur nën hirin vullkanik për mijëra vjet. Vepra e artit, e zbuluar në fragmente të shumta, paraqet një skenë ikonike nga mitologjia greke: historinë e dashurisë mes Dionisit, perëndisë së verës dhe festimeve, dhe Ariadnës, princeshës së Kretës që ndihmoi Tezeun të gjente rrugën në labirint dhe të mposhtte Minotaurin. Zbulimi u prezantua gjatë një punëtorie ndërkombëtare kushtuar objekteve arkeologjike të gjetura në qytetin antik italian, i cili u shkatërrua nga shpërthimi i malit Vezuv në vitin 79 pas Krishtit, transmeton KultPlus. Shpërthimi katastrofik, që vrau mijëra njerëz dhe mbuloi me hi një pjesë të madhe të qytetit, ruajti për shekuj ndërtesa, objekte dhe...