Zbulime të reja në Kaninë, në kala gjenden gjurmë të periudhës Ilire

Zbulime të reja në Kaninë, në kala gjenden gjurmë të periudhës Ilire

Punimet për forcimin e mureve mbrojtëse në Kalaja e Kaninës po zbulojnë shtresa të reja historie. Gjatë ndërhyrjeve të fundit janë evidentuar struktura të rëndësishme arkeologjike, që nga blloqe gurësh të punuar në formë kuadrati e deri te segmente muresh rrethuese që datojnë rreth 2400 vite më parë, duke dëshmuar gjurmë të hershme të qytetërimit Ilir. Në të njëjtën zonë janë identifikuar edhe mbetje të banesave të familjes Araniti. Punimet do të vijojnë në disa faza, ndërsa investimet synojnë jo vetëm restaurimin, por edhe kthimin e kalasë në një pikë më tërheqëse për vizitorët. Edhe për arkeologun Surja Lela, zbulimet janë të veçanta. Ai përmend kalldrëmet me përmasa deri në 8 metra, të paprecedenta në vend, si dhe gjurmët e kullave dhe mureve mbrojtëse. Aktualisht,...