Zanë Memeti: Puls i dyfishtë

Zanë Memeti: Puls i dyfishtë

A do më zhgënjesh edhe ti?Je këtu, apo në rrjedhën pa emër?“Jam këtu, por jo si më parë.Ujë që mban mend gurin,por harron burimin.”Ç’tregon shpresa kur s’gjen strehë?Kur pritja bëhet ambull dhe rëndon më shumë se koha?“Shpresa është dritëqë kthehet te e njëjta plagë.Nuk vjen për shërim,por për të dëshmuarse diçka ende pulson.”Pse harron formën tëndedhe bëhesh udhë e vetmuar?“Jeta të goditi.Të lodhi.U hollove si lutjet që bëhen frymë.”A ndihesh ende gjallë?“Pritjet u bënë rite.Koha u shtri mbi mua si hije pa trup.Njerëzit më lanë me mjegull të rënduarse ardhja e tyre, ishte dritë.Më lanë pa ajër, pa qiell.”Dhemb akoma?“Plagët lindin nga ajo që duhej ndodhurjo nga ajo që u bë.Hapësira e mundësisë dhembmë fort se realiteti.”Më fal për ëndrrën që s’u mishërua!“Zhgënjimi është besimqë...